
Në “Shtëpinë e Futbollit” është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku katër skuadrat e mbetura në garë kanë mësuar kundërshtarët e tyre për këtë fazë të kompeticionit.
Shorti ka rezervuar dy përballje interesante: Dinamo do të ndeshet me Vllazninë, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Egnatia do të përballet me Elbasanin.
Sipas shortit, ndeshjet e para do të zhvillohen në fushat e Dinamos dhe Egnatias, ndërsa takimet e kthimit do të luhen në transfertë për këto dy skuadra.
Gjysmëfinalet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshjet e para janë planifikuar të zhvillohen më 8 prill, ndërsa sfidat e kthimit do të luhen më 22 prill, kur edhe do të përcaktohen dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:
Dinamo-Vllaznia
Egnatia-Elbasani
Lini një Përgjigje