
I gjithë futbolli shqiptar i ka sytë te derbi i së hënës më 6 mars edhe pse sot janë për t’u luajtur ndeshjet e Kupës.
Prej ditësh kjo ndeshje është ndezur jashtë fushave me deklarata nga ish-protagonsitë apo postime në rrjet sociale nga lojtarët aktualë.
Rradha është e protagonistëve absolut, atyre që nuk dështojnë asnjëherë, bëhet fjalë për tifozët. Të parët që kanë reaguar janë tifogrupi i bardhebluve, “Tirona Fanatics”, të cilët me një postim në rrjetet sociale thumbojnë kundërshtarët e tyre të tribunave.
“6 ditë nga ndeshja e rradhës kundër morrave… Nxënesve më me fat që ka pa historia, të vetmit qe marrin leksione 4 herë brenda vitit… Për 6 ditë… të rradhës! MYTI KTO M*TA”-shkruan tifogrupi.