
Rei Manaj është që prej muajit janar pa ekip dhe duhet të presë sezonin tjetër për të zbritur në fushë në një ndeshje zyrtare.
Në kohën e merkatos, sulmuesi nuk arriti që të gjente një ekip, kjo edhe për shkak se ishte i dëmtuar dhe e vështirësoi edhe më shumë.
Teksa është larguar nga Uotfordi, për Manajn ka zëra nga liga e dytë në Spanjë apo edhe Seria B në Itali. Por nga ana tjetër, 26- vjeçari, i cili po stërvitet individualisht, është parë duke shëtitur me një Ferrari luksoz F-12, i cili kushton 300 mijë euro, foto të cilën e ka postuar në “Instagram”-in e tij.