Sport26 Mars 2023, 19:17

“Pancerat” triumfuan në miqësore, Berisha nuk e fsheh gëzimin në debutimin me fanelën e Gjermanisë: Shijova diçka të veçantë

Shkruar nga Pamfleti
“Pancerat” triumfuan në miqësore, Berisha nuk e fsheh

Sulmuesi Mërgim Berisha debutoi me skuadrën e Gjermanisë mbrëmë në miqësoren ndaj Perusë, duke luajtur diçka më shumë se 15 minuta, ku “Pancerat” triumfuan me rezultatin 2-1. Në fjalën e tij pas ndeshjes, Berisha u shpreh i lumtur për këtë mundësi, e cila si duket vjen vetëm një herë në jetë.

Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë. E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata” – Tha ai. Berisha është përfolur për një periudhë të gjatë për t’u bërë pjesë e Kosovës, por në fund zgjedhja e tij ishin “Panzerat”.

sulmuesi shqiptar mërgim berisha gjermania