Sport26 Mars 2023, 18:45

Mesi dhe Antonela mahnitin me kërcimin latin në klubin e natës, festë te kombëtarja e Argjentinës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesi dhe Antonela mahnitin me kërcimin latin në klubin e natës,

Lojtarët e kombëtares së Argjentinës festuan me të afërmit e tyre në një klub nate.

Por vëmendjen padyshim e morën ylli argjentinas Lionel Mesi dhe Antonela Rokuzo me kërcimin e tyre latin në qendër të pistës.

Kërcimi i tyre u filmua nga mbrojtësi argjentinas Nikolas Otamendi dhe videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Siç dihet atmosfera te përfaqësuesja Albiceleste është mjaft e mirë, pasi skuadra fitoi Botërorin e Katarit para disa muajsh. Synimi është ruajtja e boshtit të ekipit, për të patur më pas objektiv të tjerë trofe të rëndësishëm të futbollit botëror.

lionel mesi sulmuesi argjentinas