
Kombëtarja e Kosovës po përballet me vështirësi të reja në prag të sfidës së rëndësishme ndaj Sllovakisë, e vlefshme për një biletë në Kupën e Botës. Pas mungesave të konfirmuara të Amir Rrahmanit dhe Leon Avdullahut, në dyshim është vënë edhe prania e Edon Zhegrovës.
Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova ka shfaqur një problem të lehtë fizik si pasojë e lodhjes gjatë seancës së fundit stërvitore. Për këtë arsye, gjasat janë që ai të mos jetë në dispozicion as për ndeshjen e mbrëmjes mes Juventusit dhe Sasuolos.
Raporti thekson gjithashtu se drejtuesit e klubit mund të ndërhyjnë për të mos lejuar bashkimin e lojtarit me përfaqësuesen e Kosovës, nëse konstatohet se bëhet fjalë për një dëmtim më serioz.
Lini një Përgjigje