TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2023, 18:24

Pasuesi i tij kryen vizitat mjekësore me Romën, Marash Kumbulla duhet të gjejë patjetër ekipin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Pasuesi i tij kryen vizitat mjekësore me Romën, Marash Kumbulla duhet

Marash Kumbulla nuk po kalon një moment të mirë në Serinë A italiane, duke qenë se trajneri Zhoze Murinjo e ka humbur besimin te mbrojtësi i Kombëtares. Mediat italiane, bëjnë me dije se Roma ka nisur nga puna, për të përforcuar repartin e mbrojtjes.

Pas mbrojtësit të Lion, Husem Ouar, i cili është shumë pranë kalimit në Romë, verdhekuqtë kanë edhe një tjetër emër, i cili tashmë ka zbarkuar në kryeqytet. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin e Zuoles, Rav van den Berg, i cili do të kryejë vizitat mjekësore me Romën.

Me transferimin e dy mbrojtësve në kryeqytet, Kumbulla siç duket duhet të kërkojë një skuadër tjetër në merkaton e verës. Mbrojtësi i Kombëtares është aktivizuar këtë sezon në vetëm 12 ndeshje me fanelën e Romës në të gjitha kompeticionet.

marash kumbulla mbrojtësi kuqezi roma

Lini një Përgjigje