Sport11 Qershor 2023, 17:33

“Perandori” është i pandreqshëm, Adriano dehet në Rio dhe humbet avionin për finalen e Stambollit

Shkruar nga Pamfleti

“Perandori” është i pandreqshëm, Adriano dehet

Adriano vazhdon të bëhet protagonist jashtë fushe dhe këtë herë ka marrë jo pak vëmendje për finalen e Ligës së Kampioneve në Stamboll. Ish-sulmuesi braizlian ishte në rolin e analistit në ESPN, direkt nga stadiumi Ataturk e për këtë duhej të ishte në stadium. 
 
Megjithatë, Adriano nuk ka arritur të jetë në Turqi, duke qenë se ka humbur avionin që nisej nga Rio de Zhaneiro për në Stamboll. Sipas asaj që raporton “Globe Sport”, Adriano ka marrë pjesë një natë më parë në 3 festa të ndryshme në qytetin e tij dhe kjo ka bërë që të mos arrijë në kohë për të kapur avionin. 

Drejtuesit e ESPN ishin përgatitur të kishin Adrianon aty, megjithatë ky i fundit nuk iu ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me mungesën. Adriano e ka treguar shpesh herë se festat e shfrenuara janë diçka që ai di t’i bëjë shumë mirë. 

adriano finalja e champions league