
Pavarësisht sefitoi trofeun më të rëndësishëm evropian për klube, Mançestet Siti nuk do të jetë në gjendje të ketë logon e Champions League, të quajtur "UEFA Badge of Honour" në fanelat e tyre nga sezoni i ardhshëm.
Arsyeja janë rregullat e vendosura nga UEFA. Për ta pasur atë emblemë në fanelë, në zonën e mëngëve, një klub duhet ose të arrijë pesë trofe të fituar evropianë, ose të ngrejë një trofe të tillë në tre sezone radhazi, shkruan Mirror.
Me Mançester Sitin në rrugën e tyre drejt triumfit të parë, skuadra e Pep Guardiolës ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, për të mbajtur logon e Champions League, pas Realit të Madridit, Milanit, Liverpulit, Bajernit të Mynihut, etj.
Aktualisht, vetëm shtatë klube plotësojnë kërkesat e vendosura nga UEFA, sipas britanikëve. Këta janë Barcelona, Liverpuli, Ajaksi, Bajerni i Mynihut, Milani, Reali i Madridit dhe Sevija.
Lini një Përgjigje