Sport12 Prill 2023, 21:53

Përfundojnë pjesët e para/ Reali mposht Çelsin me dyshen Vinisius-Benzema, “San Siro” në festë, Milani kryeson ndaj Napolit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Reali mposht Çelsin me dyshen

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale të Champions League. Ashtu si në Premier Ligë, Çelsi vazhdon ecurinë negative edhe në Europë.

Reali ka triumfuar në “Santiago Bernabeu” me rezultatin minimal 1-0. Vendasit zhbllokuan sfidën me dyshen Vinisius-Benzema. Sulmuesi brazilian gjuajti, por gjeti përgjigjen e Kepas, ndërsa Benzema pak hapa larg portës shtyu topin në rrjetë.

Në ndeshjen tjetër, Milani ka mposhtur Napolin në “San Siro 1-0. Benaser finalizoi gjithçka me sukses, duke lëshuar një predhë të pakapshme për portierin Meret.


Në minutën e 45+3, tramversa shpëtoi Napolin nga goli i dytë. Goditja me kokë nga Kjaer pas harkimit nga këndi, tronditi traun e portës së Meret.

real madrid Çelsi napoli milan champions league