TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 22:14

“Përralla” Arminia Bielefeld 'shkërmoqet' në finale, Shtutgarti fiton Kupën e Gjermanisë për herë të katërt në histori

Shkruar nga Pamfleti

“Përralla” Arminia Bielefeld 'shkërmoqet'

Shtutgarti ka mundur Arminia Bielefeldin me rezultatin 4-2 në finalen e luajtur në “Olympiastadion” në Berlin dhe ka fituar kështu Kupën e Gjermanisë për herë të 4 në histori. Gjithçka e lehtë për ekipin e drejtuar nga Sebastian Hënes, që dominoi finalen dhe fitoi me rezultatin e pastër.

Pavarësisht humbjes në finale, Arminia Bielefeld ka bërë një rrugëtim të shkëlqyer duke mbërritur deri këtu me plot meritë dhe emocione. Kujtojmë që Arminia Bielefeld këtë sezon ka qenë pjesë e Bundesligës 3, ndërsa e mbylli e para në fund dhe sezonin e ri do të luajë në Bundesliga 2.

Përsa i përket finales, serinë e golave e hapi Voltmejd në minutën e 15, në minutën e 21 erdhi goli i dytë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimi perfekt mes Undav dhe Milot, ky i fundit dërgoi topin në rrjetë. Në minutën 28 ishte radha e Deniz Undav për të shënuar golin e tretë, pas një gabimi dhe topi të humbur në mesfushë nga lojtarët e Bielefeldit.

Në minutën 65, ishte radha e Enzo Milot për të shënuar golin dytë personal dhe të katërtin për Shtutgartin. 10 minutat e fundit pati një tolerim nga Shtutgarti, gjë që solli 2 gola për Arminia Bielefeldin. Golin e parë për Bielefeldin e shënoi Julian Kania në mnutën e 82, i sapo futur në fushën e lojës. Në minutën e 85, Vagnoman i pafat shënoi autogol me kokë në portën e tij pasi nuk u mor vesh me portierin. Rezultati final 4-2 për Shtutgartin, i cili fiton Kupën e Gjermanisë dhe të drejtën të luajë në grupet e Ligës së Europës sezonin ri, pasi e mbylli Bundesligën në vendin e 9.

 

 

arminia bielefeld shtutgart kupa e gjermanisë

Lini një Përgjigje