TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2025, 18:47

Po kalon sezon mjaft të mirë në kampionatin kroat, mesfushori shqiptar realizon golin e tretë në 5 ndeshjet e fundit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Po kalon sezon mjaft të mirë në kampionatin kroat, mesfushori

Adrion Pajaziti po kalon një sezon mjaft të mirë me Goricën në kampionatin kroat. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është bërë protagonist edhe ditën e sotme.

22-vjeçari ka arritur të gjejë rrjetën në përballjen e sotme në shtëpi përballë Hajdukut të Splitit. Në minutën e 48 të takimit, Pajaziti u gjend brenda zonës dhe arriti të shënonte në trekëndësh të portierit kundërshtar.

Ky ishte goli i tretë këtë sezon për shqiptarin në kampionatin kroat në 22 paraqitje të zhvilluara. Në 5 ndeshjet e fundit me skuadrën e Goricës, Pajaziti ka arritur të shënojë tre gola.

adrion pajaziti mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje