TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2025, 17:25

“Po të mos ishte bashkëshortja ime do të isha i vdekur”, Uejn Runi flet për betejën kundër alkoolit

Shkruar nga Pamfleti

“Po të mos ishte bashkëshortja ime do të isha i

Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi ka folur hapur për betejën e tij me alkoolin, duke pranuar se gruaja Kolen e shpëtoi gjatë periudhës së tij më të errët. Deklarimi u bë gjatë një bisede në podcast me ish-shokun e skuadrës, Rio Ferdinand.

Runi tha se kishte hyrë në një fazë të rrezikshme të jetës së tij dhe nuk donte t’i ngarkonte të tjerët me problemet e tij personale.

Erdhi një kohë kur po e teproja. Ishte një periudhë kur po luftoja me alkoolin. Nuk mund të flisja me askënd, nuk doja që askush të mbante barrën time. Besoj vërtet se nëse nuk do të ishte ajo pranë meje (bashkëshortja), do të isha i vdekur.

Ajo nuk më kontrolloi kurrë, por më ndihmoi të kontrolloja veten. Ajo është personi më i mirë që mund të kisha takuar. Nuk dija si ta përballoja presionin; ndihesha sikur po i zhgënjeja të gjithë. Alkooli ishte shpëtimi im”, deklaroi legjenda e sulmit anglez.

Fjalë që vijnë nga një prej emrave më të mëdhenj të futbollit britanik dhe hedh dritë mbi presionin psikologjik që shpesh shoqëron karrierat e elitës sportive.

Runi, i njohur për karrierën e tij tek Evertoni, Mançester Junajtid dhe kombëtarja e Anglisë, ka qenë përherë figurë publike me ndikim dhe rrëfimi i tij rikthen vëmendjen te rëndësia e mbështetjes familjare dhe ndihmës profesionale për sportistët që përballen me varësitë.

uejn runi ish-sulmuesi i mançester junajtid

Lini një Përgjigje