
Edhe pse po përflitet prej kohësh për rinovimin e kontratës së Vinicius Zhunior me Realin e Madridit, deri tani firma nuk ka ardhur ende dhe bisedimet kanë mbetur pezull.
Në rast mos rinovimi me madrilenët, e ardhmja e brazilianit me shumë gjasa mund të jetë në Premier Liga, sipas asaj që raporton “TBR Football”.
Sipas raportimit në fjalë, janë vetëm dy klube në Premier Ligë që kanë shprehur interes për Vinicius Zhunior, por ende asnjë ofertë apo përpjekje zyrtare.
Bëhet fjalë për Liverpulin dhe Arsenalin, të cilat e shohin transferimin e brazilianit si një përforcim ideal për sulmin. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që Vinicius Zhunior dhe drejtuesit e klubit madrilen të bien dakord për kushtet e rinovimit dhe të vijë firma, pasi braziliani është një lojtar shumë i rëndësishëm te Reali i Madridit.
Lini një Përgjigje