TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2026, 08:14

Çmenduria në botën e sportit, e ëma e Kylian Mbappe paguhet më shumë se 7 lojtarë të Realit

Shkruar nga Pamfleti
Çmenduria në botën e sportit, e ëma e Kylian Mbappe
Famijla e Kylian Mbappe

Kylian Mbappe mbetet futbollisti më i paguar i Real Madridit, duke reflektuar statusin e tij si lider në projektin e klubit spanjoll.

Sulmuesi 27-vjeçar përfitoi një kontratë fitimprurëse pas transferimit të tij si lojtar i lirë nga PSG, proces në të cilin e ëma e tij, Fayza Lamari, luajti rolin e agjentes.

Sipas të dhënave të publikuara nga “A Bola”, nëna e sulmuesit, përfiton një pagë neto prej 4.5 milionë eurosh në vit për menaxhimin e karrierës së djalit të saj.

Kjo shumë raportohet të jetë më e lartë se pagat vjetore të shtatë lojtarëve të ekipit të parë, përfshirë emra si Raul Asensio, Franco Mastantuono, Gonzalo García, Andriy Lunin, Fran García, Arda Guler dhe Brahim Díaz.

Ndërkohë, situata financiare ka shkaktuar tensione brenda skuadrës, ku Vinicius Jr. thuhet se ka bllokuar rinovimin e kontratës duke kërkuar pagë të njëjtë me Mbappe.

Lamari ka qenë gjithashtu vendimtare në betejën ligjore kundër PSG-së, ku klubi francez u urdhërua të paguajë 60 milionë euro të prapambetura.

e ëma e kylian mbappe 7 lojtarë të realit

Lini një Përgjigje