TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2026, 21:38

Presidenti i ish-klubit të tij këmbëngul për Rei Manajn, sulmueis kuqezi prej kohësh kërkon largimin nga Sharjah FC

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i ish-klubit të tij këmbëngul për Rei Manajn,

Rei Manaj prej kohësh kërkon largimin nga Sharjah FC. Sulmuesi shqiptar nuk e gjen më veten te skuadra e tij aktuale dhe për këtë synon një tjetër destinacion.

Një nga skuadrat që ka interes për të është Sivaspori. Ish-skuadra e lushnjarit kërkon rikthimin e sulmuesit në Turqi, aty ku shkëlqeu para se të kalonte tek Emiratet e Bashkuara Arabe.

Saktësisht është presidenti Burak Ozçoban, i cili po këmbëngul për rikthimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Palët mes tyre vazhdojnë bisedimet dhe fillimisht duhet që Sivaspori të shlyejë disa detyrime të prapambetura për të zhbllokuar merkaton dhe më pas për të ndërhyrë te Manaj.

Vlen të theksohet se aventura e parë e lushnjarit te Sivaspori ishte mjaft e suksesshme, pasi në 60 ndeshje ia doli të shënonte 30 gola, duke udhëhequr ekipin drejt rezultateve pozitive në kampionat.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sharjah fc

Lini një Përgjigje