Sport23 Prill 2023, 16:15

Realizoi dopietë për 4 minuta dhe i siguroi ekipit të tij 3 pikët, sulmuesi kuqezi: Mund të bëj më shumë, çdo ditë punoj fortë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Realizoi dopietë për 4 minuta dhe i siguroi ekipit të tij 3

Xhakomo Vrioni është fantastik në MLS. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur të jetë protagonist në kampionatin amerikan, teksa në sfidën e ditës së sotme që skuadra e New England Revolution zhvilloi ndaj Sporting Kansas City arriti të shënonte dopietë. 

Fillimisht në minutën e 31 tundi rrjetën e kundërshtarëve për t’i dhënë avantazhin të tijve, ndërsa vetëm 4 minuta më pas shënoiedhe golin e dytë personal për të çuar shifrat në 2-0. 

Në fund kjo përballje përfundoi 2-1 për skuadrën e Vrionit, me sulmuesin kuqezi që i siguron ekipit të tij 3 pikë mjaft të rëndësishme në kampionat. 

Në një intervistë pas ndeshjes, 24-vjeçari shprehet se mund të bëjë edhe më mirë. Për këtë, ai pranon se stërvitet fortë çdo ditë për të arritur në nivel më të lartë. 

Duhet të vazhdoj të punoj çdo ditë në stërvitje, sepse e di që mund të bëj edhe më mirë. Nuk po mendoj për ndeshjet e sotme sepse unë mund të bëj një punë më të mirë duke ndihmuar ekipin gjatë ndeshjes. Por e dini, kam shënuar 2 gola dhe tani duhet të vazhdojmë të martën dhe më pas për të shtunën për Sinsinatin”, u shpreh sulmuesi shqiptar. 

xhakomo vrioni sulmuesi shqiptar new england revolution