
Emanuel Ernest nuk është më pjesë e Tiranës. Futbollisti nga Liberia ka njoftuar zyrtarisht largimin nga klubi bardheblu, duke u bërë kështu largimi i parë nga skuadra pas ardhjes së trajnerit Orges Shehi në krye të ekipit.
25-vjeçari ishte rikthyer te Tirana me shumë pritshmëri gjatë merkatos së dimrit, por aventura e tij në këtë periudhë nuk shkoi sipas parashikimeve. Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Elbasanit ai qendroi në stol, ndërsa më pas u konfirmua edhe ndarja mes palëve.
Vetë lojtari reagoi përmes një mesazhi publik, ku falenderoi klubin dhe tifozët për mbështetjen gjatë kohës së kaluar në skuadër.
“Faleminderit shumë Tirana. Në këtë moment vendosëm se zgjidhja më e mirë për të dyja palët është të ndajmë rrugët. Tani jam lojtar i lirë. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi në klub për gjithçka. Ju uroj fat për pjesën e mbetur të sezonit dhe të ecni përpara”, shkruan Ernest.

Gjatë kësaj eksperience të shkurtër, Ernest regjistroi 11 ndeshje me fanelën bardheblu. Kontributi i tij më i veçantë mbetet asistimi për golin e fitores së Etien Tares në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut.
Ndërkohë, Tirana po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, ku skuadra numëron katër humbje radhazi në ndeshjet e fundit.
Lini një Përgjigje