TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 17:28

Sezon jo mbresëlënës në Skoci, skuadra italiane kërkon të rikthejë Nedim Bajramin në ekip; zbulohet oferta për Gllasgou Rejnxhërs

Shkruar nga Pamfleti

Sezon jo mbresëlënës në Skoci, skuadra italiane kërkon

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, nuk pati një sezon mbresëlënës në Skoci, ku shënoi vetëm 2 gola dhe dha 5 asiste, me Rejnxhërsin.

E ardhmja e tij nuk dihet, por ish-klubi, Sasuolo ka shprehur interes për ta rikthyer lojtarin. “Gazetta dello Sport” bën me dije, se italianët kanë përgatitur një ofertë prej rreth 2.1 milionë euro, ndonëse kjo është më e ulët se shuma që Rejnxhërs pagoi për të.

Vetë Bajrami ka shprehur dëshirën për të qendruar në Glasgou dhe për të luftuar për vendin e tij në formacionin titullar.

Aktualisht kartoni i tij vlen 4 milionë euro dhe rikujtojmë që mesfushori i Kombëtares iu bashkua Rejnxhërsit në gusht të vitit 2024 nga Sasuolo për shumën prej rreth 3.5 milionë euro.

nedim bajrami mesfushori i kombëtares shqiptare gllasgou renxhërs

Lini një Përgjigje