
Twitteri i Kristiano Ronaldos nuk është i verifikuar, pavarësisht se portugezi është një nga sportistët më të ndjekur në platformë.
Sulmuesi i Al Nassr ka 108.3 milionë ndjekës në faqen e rrjeteve sociale të Elon Musk, por futbollisti nuk ka më “shenjën blu” që ishte përdorur më parë për të konfirmuar vlefshmërinë e llogarive zyrtare.
Twitter instaloi rregulla të reja për VIP-at, ose e thënë ndryshe, çdo person i famshëm duhet të paguajë 8 dollarë në muaj për diçka të tillë. Ronaldo si duket ka zgjedhur të jetë dorështrënguar, edhe pse posedon një pasuri të jashtëzakonshme.