Sport 6 Dhjetor 2023, 19:14

“Shqipëria mund të na vjedhë supertalentin”, media e njohur gjermane ngre alarmin për kombëtaren e ‘Pancerave’

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria mund të na vjedhë supertalentin”, media e

Brajan Gruda po zhvillon një sezon fantastik me Maincin duke luajtur 11 takime, shënuar një gol dhe asistuar një herë në Bundesligë.

I lindur në Spejer të Gjermanisë 19-vite më parë, sulmuesi anësor është me origjinë nga Shkodra dhe tashmë me kërkesë të Silvinjos, FSHF po ngulmon që djaloshi të jetë pjesë e Kombëtares.

Mëngjarashi ka kaluar të gjitha grupmoshat e Gjermanisë dhe për momentin bën pjesë tek U-21 i këtij vendi, duke qenë shpresa e madhe e ekipit.

Veç saj ai ka luajtur edhe pesë takime me gjermanët U-21, por kjo nuk e pengon që të zgjedhë Shqipërinë.

Nëse “gjaku do e thërrasë”, kjo pritet të shihet, teksa sipas Bild Shqipëria po provon të gjitha mundësitë për të bindur djaloshin që vlen 5 milionë euro në treg dhe luan sezonin e dytë në Bundesligë.

“Këtë supertalent mund të na e vjedhin”, shkruan prestigjiozja gjermane duke parashikuar një të ardhme të ndritur për talentin 19-vjeçar.

brajan gruda mëngjërashi shqiptar kombëtarja shqiptare