Sport28 Maj 2023, 18:40

Shqiptarët nuk ndalen këtë fundjavë, Elseid Hysaj gjen rrugën e rrjetës pas ftesës nga Silvinjo (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarët nuk ndalen këtë fundjavë, Elseid Hysaj gjen

Një fundjavë mjaft e mirë për lojtarët shqiptarë, me disa prej tyre që kanë gjetur rrugën e rrjetës me ekipet përkatëse.  

Jasir Asani shënoi gol me Guangzhu FC në Ligën e Parë të Koresë, duke shkuar kështu në kuotën e 5 të tillëve në këtë kampionat. Ky është edicioni i tij i parë në Kore, pas eksperiencave te Kisvarda apo Partizani. 
 
Granit Xhaka ishte fantastik me Arsenalin në ndeshjen e fundit me këtë fanelë, ku ndaj Ullvërhempton realizoi dopietë brenda 15 minutash. Xhaka, kështu përshëndet tifozët e londinezëve në mënyrën më të mirë të mundshme. 
 
 Në Itali, golin e ka gjetur edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk shquhet për protagonist në fazën sulmuese, por kjo nuk e ka ndalur që të shëonjë golin e parë me fanelën e Lacios piëkrisht në ndeshjen e parafundit të kampionatit. 

Në minutën e 4, shqiptari zhbllokoi sfidën përballë Kremonezes pas asistit, të bomberit Çiro Imobile. Një sezon me nota pozitive për të, teksa ka zhvilluar 32 ndeshje, 20 si titullar, duke regjistruar 1 gol e 1 asist me bardhekaltërit. 


Ky gol vjen fill pas ftesës që Silvinjo i bëri Hysajt për në Kombëtare, për dy sfidat e qershorit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. 

Futbollistët shqiptarë po konfirmohen në skuadra të ndryshme në Europë dhe jo vetëm, si mjaft të rëndësishëm për klubet në të cilat luajnë. Gjithashtu, çdo vit shumë të rinjë me origjinë shqiptare zbulohen si talente. 

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare lacio