Sport28 Maj 2023, 18:17

Xhaka i thotë lamtumirë Arsenalit me stil, mesfushori realizon dopietë brenda 15 minutash (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Xhaka i thotë lamtumirë Arsenalit me stil, mesfushori realizon

Granit Xhaka luan ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, teksa pritet që shumë shpejt të veshë fanelën e Bajer Leverkusenit në Gjermani. 

Gjithsesi, lamtumira e tij nga “Topçinjtë” duket si më e bukura për të, pasi brenda tre minutave gjeti dy herë rrjetën kundër Ullvërhemptonit. 

Në minutën e 11, mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën mori një krosim në zonë dhe me një gjuajtje me kokë nuk gaboi. 

Tre minuta më vonë, ai përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje gjeti golin e dytë për Arsenalin dhe të dytin personal gjithashtu. 



 

granit xhaka mefushori shqiptar arsenali