
Mbyllet gara për çminin e madh të Monakos, Maks Vershtapen arrin të triumfojë sërish. Piloti i RedBullit u nis i pari pas fitimit të provave zyrtare ditën e djeshme. Pas pilotit të skuderisë se Red Bullit u rendit Fernando Alonso.
Spanjolli startoi garën nga vendi i dytë, ku e mbajti deri në fund, duke mos arritur të parakojë holandezin.
Ndërsa podiumi u plotësua nga Esteban Okon. Kurse Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i 4 në këtë garë, duke qendruar sërish jashtë treshes së podiumit.
Sharl Lë Klerk u dënua nga shiu. Piloti i skuderisë së Ferrarit arriti të kapte vendin e 3 gjatë garës, por humbi terren duke u rikthyer në vendin e 6 nga ku e nisi.

Lini një Përgjigje