TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Gusht 2025, 10:24

Skandal në Champions League! Tifozët polakë nxjerrin baner kundër Kosovës, klubi serb i falenderon publikisht

Shkruar nga Pamfleti
Skandal në Champions League! Tifozët polakë nxjerrin baner
Skandal në Champions League kundër Kosovës

Një skandal ka ndodhur gjatë ndeshjes së turit të tretë të kualifikuesve në Champions League mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezdës.

Tifozët polakë shpalosën në stadium një baner të madh me shkrimin “Kosova është serbi”.

Por ajo që e thellon më shumë këtë ngjarje është reagimi i klubit serb. Në një postim në rrjetet sociale ata falenderuan Lech Poznan për këtë gjë, duke shpërndarë edhe një foto të banerit.

Megjithatë, në Poloni ka pasur reagime ndaj këtij gjesti provokues, kryesisht për faktin se Serbia është aleat i Rusisë në Evropë.

Polonia është ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Megjithatë, një pjesë e tifozëve polakë vazhdojnë të mbështesin narrativat serbe në çështjen e Kosovës.

Skandal në Champions League! Tifozët polakë nxjerrin baner

Ekipi serb fitoi 3:1 në udhëtim, ndërsa pas lojës në faqen zyrtare në rrjetin social “X”, dikur Twitter, e postoi foton e banerit nacionalist duke shkruar në gjuhën polake “Faleminderit”.

skandal në champions league tifozët polakë nxjerrin baner kundër kosovës

Lini një Përgjigje