TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2025, 21:27

Firmosi për 5 vite me “Djallin”, Ardonin Jashari flet si kuqezi: Forca Milan, i kënaqur që jam këtu (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Firmosi për 5 vite me “Djallin”, Ardonin Jashari flet si

Ardon Jashari është futbollist i Milanit. Me një komunikatë të publikuar për mediat, klubi kuqezi i ka dhënë fund një prej telenovelave të merkatos së verës.

“Milani komunikon se ka siguruar në mënyrë përfundimtare shërbimet sportive të futbollistit Ardon Jashari nga Klub Bryzh. Mesfushori zviceran ka nënshkruar një kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2030”, shkruhej në komunikatën e Milanit.

Ai ka zbarkuar në klub ku ka kaluar testet mjekësore dhe hedhjen e firmës në kontratë.

Gjithashtu ka lënë edhe një mesazh për tifozët milanezë nëpërmjet rrjetit Instagram, ku shfaqen edhe pamjet e kalimit të testeve mjekësore dhe dakordësisë.

Forca Milan, jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, shprehet shqiptari, teksa e përsërit këtë thirrje edhe në fund teksa largohet me makinën e tij pas përfundimit të takimit në klub.

Sipas informacioneve pranë klubit, kuqezinjtë kanë paguar 34 milionë euro plus 3 milionë euro të tjera si bonuse, ndërsa në Belgjikë insistojnë se shifra është pak më e lartë. Ajo që është e sigurt, është rroga e Jasharit, i cili do të përfitojë 2,5 milionë euro në sezon.

 

ardon jashari mesfushori shqiptar milan

Lini një Përgjigje