TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Tetor 2025, 16:36

Talenti kuqezi “braktis” Shqipërinë për një tjetër fanelë, kombëtarja ‘tradhtohet’ sërish nga “djemtë” e saj

Shkruar nga Pamfleti

Talenti kuqezi “braktis” Shqipërinë për një

Leon Myrtaj nuk do të përfaqësojë më Kombëtaren shqiptare në garat ndërkombëtare. Talenti shqiptar ka vendosur të lërë Shqipërinë për një tjetër kombëtare.

Saktësisht bëhet fjalë për Hungarinë, e cila është origjina e mamasë së tij. Myrtaj ka “braktisur” kështu Shqipërinë U-19, pasi ka vendosur të veshë fanelën e hungarezëve të kësaj grupmoshe. Një lëvizje e papritur, me Kombëtaren shqiptare që “tradhtohet” sërish nga “djemtë” e saj.

Lajmin për këtë lëvizje e ka bërë të ditur Totenhemi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ndërkohë, lojtari tjetër i Akademisë, Leon Myrtaj, bashkohet me Hungarinë U-19 për herë të parë, pasi më parë kishte përfaqësuar Shqipërinë në nivelin e të rinjve”, thuhet në njoftimin e Totenhemit.

Talenti kuqezi “braktis” Shqipërinë për një

Kujtojmë se Myrtaj ka luajtur me ekipet e moshave të Shqipërisë në 10 ndeshje, teksa ka shënuar edhe 4 gola. Vlen të theksohet se vetëm pak ditë më parë, Adrian Bajrami vendosi të lërë Shqipërinë për Zvicrën dhe Myrtaj bëhet kështu lojtari i radhës që “braktis” fanelën kuqezi për një tjetër fanelë.

 

leon myrtaj talenti shqiptar

Lini një Përgjigje