TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2026, 21:33

Shqipëria humbet pjesët 3 javë para Polonisë, pas Medon Berishës dëmtohet edhe portieri kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria humbet pjesët 3 javë para Polonisë, pas Medon

Shqipëria humbet pjesët. Pas Medon Berishës, kuqezinjtë humbasin edhe një tjetër lojtar. Portieri Simon Simoni është dëmtuar. Klubi i Bundesliga 2 ku aktivizohet shqiptari, Kaiserslautern njoftoi se ai do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Bokumit në kampionat.

Ende nuk dihet se sa do të qendrojë jashtë fushave gardiani 21-vjeçar, por më 7 mars nuk do të jetë i gatshëm. Vlen të përmendet se Simoni ka qenë zgjedhje e 3-të për Silvinjon, duke u grumbulluar rregullisht me Kombëtaren shqiptare.

Shqipëria humbet pjesët 3 javë para Polonisë, pas Medon

Kujtojmë se 21-vjeçari është i huazuar nga Eintrahti i Frankfurtit te Kaiserslautern. Por as te këta të fundit, nuk i është dhënë mundësia për të treguar aftësitë e tij.

 

simon simoni portieri i kombëtares

Lini një Përgjigje