TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2026, 19:18

Sulmuesi e nis me gol dhe dëmtim te klubi i ri, 27-vjeçari la Finlandën për Shqipërinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi e nis me gol dhe dëmtim te klubi i ri, 27-vjeçari la

Albion Ademi e ka nisur me gol aventurën e tij të re me Peng Sitin në Superligën kineze. Sulmuesi shqiptar realizoi që në minutën e pestë të ndeshjes së javës së parë të kampionatit, në transfertën ndaj Çengdu Rongçeng, duke zhbllokuar rezultatin për skuadrën e tij.

Megjithatë, avantazhi i hershëm nuk mjaftoi për ekipin e Ademit, i cili më pas u përmbys dhe u mposht me rezultatin e thellë 5-1 nga vendasit.

Ademi nuk arriti ta përfundojë ndeshjen, pasi u detyrua të largohej i dëmtuar pas përfundimit të pjesës së parë.

Sulmuesi shqiptar kujtohet edhe për përfshirjen e tij në Kombëtaren e Shqipërisë në vitin 2018, kur u ftua nga trajneri i atëhershëm Kristian Panuçi. Megjithatë, ai nuk arriti të debutonte, pasi qendroi në stol në dy sfidat ndaj Skocisë dhe Uellsit.

Në atë periudhë, 27-vjeçari vendosi të largohej nga Finlanda për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Në muajin dhjetor, emri i tij u përfol edhe për një transferim të mundshëm në Superligën shqiptare. Megjithatë, një lëvizje e tillë nuk u konkretizua dhe Ademi vazhdoi karrierën e tij në kampionatin kinez.

albion ademi sulmuesi shqiptar peng siti

Lini një Përgjigje