TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2026, 20:36

Sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës, goli i tij nuk mjafton për t’i dhënë 3 pikët ekipit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës, goli i tij nuk

Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Jetmir Topalli, vazhdon të jetë protagonist në Ligën e Parë të Turqisë, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Serik Spor. Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen, pasi skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-4 nga Pendikspor, në një përballje dramatike.

Pendikspor e nisi ndeshjen në mënyrë të furishme, duke realizuar tre gola në pjesën e parë dhe duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës me avantazhin e thellë 0-3.

Reagimi i Serik Spor erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 74-të ishte pikërisht Jetmir Topalli ai që ngushtoi diferencën, duke shënuar për 1-3 dhe duke rihapur ndeshjen. Pas këtij momenti, skuadra vendase shtoi presionin dhe arriti të barazojë përkohësisht rezultatin falë golave të Montes dhe Cejlan, duke e çuar shifrën në 3-3.

Megjithatë, kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim, Pendikspor realizoi golin vendimtar në minutën e 93-të. Ishte Roxherio Turam ai që shënoi golin e fitores, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-4.

Për Jetmir Topallin, ky ishte goli i tretë në shtatë paraqitje me fanellën e Serik Spor, që prej transferimit në formë huazimi në muajin janar nga skuadra e Bandirmaspor.

jetmir topalli sulmuesi shqiptar serik spor

Lini një Përgjigje