TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2026, 18:16

Uzuni lë Austin dhe transferohet te Trabzonspor? Zbulohet përfundimisht e ardhmja e sulmuesit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni lë Austin dhe transferohet te Trabzonspor? Zbulohet

Myrto Uzuni do të vazhdojë karrierën e tij te Austin FC, duke mos u finalizuar transferimi i përfolur te Trabzonspori. Pavarësisht dëshirës së lojtarit dhe miratimit të tij për kalimin në kampionatin turk, marrëveshja mes klubeve nuk u arrit.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se arsyeja kryesore e dështimit të transferimit ka qenë mungesa e kohës, ndërsa kërkesat financiare të Austin ishin më të larta se oferta e paraqitur nga Trabzonspori. Si pasojë, bisedimet nuk kanë vijuar deri në një marrëveshje përfundimtare.

Uzuni e dëshironte këtë lëvizje, e cila pritej të konkretizohej në ditën e fundit të merkatos së dimrit në Turqi. Oferta e klubit turk kapte vlerën e 6.5 milionë eurove, ndërsa edhe 1.5 milionë euro të tjera ishin parashikuar në formë bonusesh. Gjithashtu, Austin do të mbante 15% të kartonit të lojtarit në rast rishitjeje nga Trabzonspori.

myrto uzuni sulmuesi shqiptar austin

Lini një Përgjigje