TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2026, 11:24

Vitinha rikthehet, PSG publikon listën për ndeshjen me Bayern Munich

Shkruar nga Pamfleti
Vitinha rikthehet, PSG publikon listën për ndeshjen me Bayern Munich
PSG

Luis Enrique do të ketë në dispozicion pothuajse të gjithë grupin për gjysmëfinalen e Champions League në “Parc des Princes”…

Paris Saint-Germain do të presë këtë të martë Bayern Munich në “Parc des Princes”, në një gjysmëfinale të rëndësishme të Champions League.

Trajneri Luis Enrique ka publikuar tashmë listën e lojtarëve të grumbulluar. Tekniku spanjoll do të ketë në dispozicion një grup të plotë, me përjashtim të Quentin Ndjantou, i cili vazhdon rikuperimin.

Lajmi i mirë për parizienët është rikthimi i Vitinha-s, i cili pritet të ndihmojë skuadrën me paraqitjet e tij në mesfushë.

Lista e PSG-së për ndeshjen ndaj Bayern Munich:

Portierë: Chevalier, Matvey Safonov, Renato Marin

Mbrojtës: Beraldo, Pacho, Zabarnyi, Marquinhos, Hernandez, Hakimi, Nuno Mendes

Mesfushorë: Zaire-Emery, Dro Fernandez, Mayulu, Joao Neves, Fabian Ruiz, Vitinha

Sulmues: Doue, Kvaratskhelia, Ramos, Ibrahim Mbaye, Lee Kang-In, Ousmane Dembele, Bradley Barcola

 

psg bayern ekipi

Lini një Përgjigje