TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2025, 21:34

Zabërgja-Rashica gati t’i fusin “tmerrin” Premier Ligës, dy sulmuesit shqiptarë ishin heronj në Superligë

Shkruar nga Pamfleti

Zabërgja-Rashica gati t’i fusin “tmerrin” Premier

“Zbarkimi” i Baton Zabërgjës në Premier Ligën ukrainase tek ekipi i Metalist 1925, ka bërë bujë edhe në media. Megjithatë, Zabërgja nuk është i vetmi shqiptar në skuadrën e Metalist 1925. Një tjetër emër që po konfirmohet fuqishëm në grup është edhe Ermir Rashica.

Priten me padurim kombinimet Rashica-Zabërgja. Edhe pse dyshja në fjalë do të japin kontributin e tyre në ligën ukrainase, sërish nuk mund të mohohet fakti që ata janë “produkt” i futbollit shqiptar, Superligës. Emri i Rashicës filloi të bënte “zhurmë” te Skënderbeu në sezonet 2023-2025, aq sa u shit te Metalist 1925 për 300 mijë euro.

Ndërsa Baton Zabërgja është rast “i freskët”. Efikasiteti i 24-vjeçarit u diktua edhe në Ligën e Konferencës me Dinamon. Për të, skuadra ukrainase pagoi 800 mijë euro.

Në 4 ndeshjet e Ligës së Konferencës me dinamovitët, Zabërgja ka kontribuar me 3 gola dhe 2 asiste, ndëra Rashica në 13 takime në total me Metalist 1925, numëron 4 gola dhe 4 asiste. Të dhënat e mësipërme janë sinjal i qartë se ata do të dhurojnë spektakël dhe gola në edicionin 2025-2026, sikurse do të jenë “ferr” për mbrojtjet rivale.

baton zabërgja ermir rashica kampionati ukrainas i futbollit

Lini një Përgjigje