TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2025, 22:28

“Administrata Biden mbështeti autokratin Rama”, Bushati: As Putini nuk do t'i bënte aq keq Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

“Administrata Biden mbështeti autokratin Rama”, Bushati: As

Analisti Andi Bushati, deklaroi se administrata Biden, i dhuroi Shqipërisë një autokrat si Edi Rama. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati theksoi se Biden i bërë më shumë dëm Shqipërisë sesa do t'i kishte bërë edhe një diktator si Vladimir Putini.

Pjesë nga biseda në studio:

Andi Bushati: Çfarë ndryshimi ka Shqipëria amerikane, me autokracinë e Ramës, nga Azebaixhani rus me presidentin e përjetshëm? Edhe Rusia në Azerbaixhan edhe Amerika në Shqipëri, kanë prodhuar të njëjtin model autokratik, por njëri ka atlete dhe tjetri ka mustaqe. Kjo është dhurata që na ka dhënë aleati. Putini nuk do të bënte më keq në Shqipëri, se ajo që ka bërë Biden, sesa të mbështeste një diktatoruc që të vinte nën këmbë gjithë vendin.

Preç Zogaj: Biden ka mbështetur demokracinë. Ka patur si kryefjalë demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e ligjit. Ka mbështetur një instrument që ka për detyrë të çojë në burg dhe i ka cuar. Imagjino pa ata?

Ylli Rakipi: Ata nuk janë fajtorë por..

Andi Bushati: Janë zero fajtorë, fajin e kemi ne. Por nuk merren dot si referencë për mësime morale sepse herë pas here… A ka qenë Amerika e mirë për të rrëzuar Berishën në 97'? Padyshim, pra na kanë bërë edhe mirë. Por në fund…

Preç Zogaj: Në Shqipëri votohet me probleme, por në Rusi nuk votohet fare.

Lini një Përgjigje