TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2023, 22:13

Aksidenti me 9 të plagosur në Tiranë/ Kryekomisari: Autobusi nuk u pozicionua në korsinë e tij, dyshimet e para bien mbi shoferin

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti me 9 të plagosur në Tiranë/ Kryekomisari: Autobusi nuk

Kryekomisari Ali Yzeiri, nga Drejtoria e Përgjithshme e Qarkullimit Rrugor, ka dhënë detaje mbi aksidentin e sotëm në Tiranë, ku autobusi i linjës së ‘Unazës”, mori para 9 automjete.

Sipas tij, ai nuk është pozicionuar në korsinë e mjeteve të transportit publik, edhe pse ajo ka qenë e lirë.

Yzeri ka shtuar se drejtuesi i autobusit është në spitalin “nënë Tereza”.

Nga pamjet, isha edhe vetë në vendin e ngjarjes, po pyetën të gjithë pasagjerët e autobusit. Ato janë ndjerë të shokuar në momentin e parë nga përplasja edh me automjetet e tjera sepse kanë qenë në një moment pritje, semafori ka qenë i kuq. Nga pamjet nga para, grupi i hetimit dhe pamjet që disponon, duket e gjithë dinamika. Duket që shoferi nuk është pozicionuar në korsinë ne mjeteve të transportit publik. Dyshimet fillimisht bien mbi të sepse nuk ka qenë e zënë ajo korsi, nuk ka pasur makina të ndaluara. Dëmtimet më të mëdha i ka marrë mjeti tip Porche. Prej tij nuk ka pasur as reagim”, tha ai.

yzeiri aksidenti urbani

Lini një Përgjigje