Aktualitet17 Prill 2024, 21:48

Akuzat e Metës ndaj Dumanit, Lapaj: Gjuhë e papranueshme, SPAK të shkojë edhe te Rama me Veliajn

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Metës ndaj Dumanit, Lapaj: Gjuhë e papranueshme, SPAK të

Adriatik Lapaj nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka komentuar deklaratat e fundit të ish-Presidentit Ilir Meta ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani.

Lapaj theksoi se gjuha e Metës ndaj një institucioni të lartë të drejtësisë është absolutisht e papranueshme duke marrë në konsideratë se kreu i Partisë së Lirisë ka mbajtur pozicionet më të lartë të shtetit shqiptar në karrierën e tij.

Sipas tij kritikat që i bëhen SPAK tregojnë se kjo strukturë është “e pakapur” pra e pakorruptuar. Lapaj shtoi se edhe pse SPAK ka arrestuar ministra dhe ish-ministra nuk është bërë sa duhet. Ai theksoi se struktura duhet të hetojë Ramën dhe Veliajn. Lapaj shtoi se puna e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë është mallkimi i një populli të vjedhur.

“Zotëria në fjalë ka qenë kryeministër, president, kryetar i Parlamentit, ministër i ekonomisë, e shumë të tjera. Deputet për 30 vite. Një zyrtar shumë i lartë i shtetit. Gjuha e përdorur nga një i tillë ndaj një institucioni të lartë të drejtësisë është absolutisht e papranueshme. Një gjuhë që nëse do e merrnim si një standart edhe për një njeri normal është e papranueshme. As kur janë nën akuzë nuk mund të flitet kështu. Ka qenë drejtuesi më i lartë në 30 vite, s’mund të përdorë atë gjuhë. Ajo nuk ndikon fare te institucioni përkatës.

Anatemimi që i bëhet strukturës së krijuar tregon që është e pakapur, ky është lajm i mirë. Gjuha e zotërisë nuk më duket problem me SPAK-un, por me këtë kategori molash që Meta e Berisha i morën nga anonimë, i bënë ministra, drejtora, etj. Pasi nga mola i kthyen në ujqër me paratë e kombit shqiptar duke e vjedhur përfundoi që i lanë vetëm. Ky është mallkimi i një populli të vjedhur.

E vërteta është që aktualisht në burg janë ministra dhe ish-ministra të qeverisë. Kjo s’do të thotë se është bërë sa duhet, duhet më shumë dhe besoj se SPAK duhet të hetojë Erion Veliajn, Edi Ramën për të gjitha që kanë bërë”, tha Lapaj për “News24”.

adriatik lapaj ilir meta spak