TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2025, 11:44

Altin Dumani: SPAK është i pavarur nga ndikimet politike, por kemi dy probleme të mëdha!

Shkruar nga Pamfleti

Sipas Dumanit, prokurorët e SPAK po përballen me një fluks të lartë pune për shkak të mungesës së theksuar të stafit si dhe të infrastrukturës.

Altin Dumani: SPAK është i pavarur nga ndikimet politike, por kemi dy
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme i pranishëm  një takim të nivelit të lartë me institucione të tjera të drejtësisë për të folur mbi çështje të pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit.

Dumani vuri theksin e llogaridhënia përpara publikut dhe organeve të tjera shtetërore si një pasqyrim i plotë i punës së sistemit të drejtësisë.

Ai shtoi se Kushtetuta garanton funksionimin e SPAK dhe realizimin e kompetencave të tij në mënyrë të pavarur.

“Në kohën kur besimi te drejtësia është i brishtë dhe pritshmëritë janë të larta, veprimet e SPAK janë mbështetur në ligj dhe parime. SPAK është zotuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke rritur kështu besimin.

Pavarësia dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesore ku mbështetet SPAK. Kushtetuta garanton pavarësinë e jashtme dhe të brendshme të SPAK. Prokurorët veprojnë dhe marrin vendime të pavarura të paanshme.

Ne kemi mekanizmat tanë të mbikëqyrjes për punën e brendshme. Aktualisht SPAK ka miratuar strategjinë e komunikimit me publikun.

Arkitektura e shumëfishtë e kontrollit është e rëndësishme për të garantuar pavarësinë e institucioneve dhe atë të llogaridhënies. Kodet etike janë mure mbrojtëse ndaj çdo presioni dhe ndikim politik apo mediatik.", tha kreu i SPAK.

Ai theksoi se prokurorët e SPAK po përballen me një fluks të lartë pune për shkak të mungesës së theksuar të stafit si dhe të infrastrukturës.

"SPAK përballet dhe me sfida, ngarkesë proceduriale, mungesa e stafit dhe infrastrukturës. sistemi i administrimit të çështjeve është funskional edhe pse jo në 100% e kapacitetit të tij. Për të përmbushur misionin tonë duhet të tregojmë jo vetëm rezultate, por edhe maturi, etikë dhe integritet në zbatimin e ligjit.”, tha Dumani.

Dumani shtoi se për prokurorët e SPAK ka pasur mbështetje edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, për të arritur sukses, SPAK duhet të demonstrojë rezultate konkrete, maturi dhe integritet në zbatimin e ligjit.

“Partnerët tanë kanë kontribuar ndjeshëm. Ne jemi të ndërgjegjshëm se duhet të tregojmë rezultate dhe integritet. Shumë faleminderit për mundësinë që na dhatë. Prokurorët e SPAK do fitojnë nga ky projekt.”, theksoi ai ndër të tjera.

altin dumani spak është i pavarur nga ndikimet politike

1 Komente

  1. s
    studio

    nese SPAK nuk shpejton do beje qe padrejtesia te jete me e shpejte se SPAK....dhe kur ta pyesin ku ishe o SPAK....ai do pergjigjet ASGJEKUNDI....cfare bere AZGJE nga frika se mos gaboj si padrejtesia....kjo eshte shpejtesia QE NEVOITET kur matesh qe te mos gabosh...padrejtesia nuk njeh limit dhe as e can koken se do gaboje....biles dhe kur shkon para drejtesise lufton kte te fundit me regullat saj demokratike....atehere dhe DREJTESIA duhet te thyeje regullat per mbijetese kur dihet boterisht fajesia e padrejtesise qe nje komb te tere i verbon syte...ky eshte gabimi qe duhet te beje DREJTESIA ....te mbaje anen e shumices se njerzve dhe kombit te tyre....duket politike dhe populiste....sigurisht por vjen nje moment mbijetese ku regullat duhen thyer per hir te se vertetes dhe jo dobicllikut...qe nje komb te mbijetoje...dhe ky gabim i vogel eshte i perkohshem per kalimin e komes ne te cilen na ka futur PADREJTESIA....

    Lini një Përgjigje