
Gjin Gjoni është zgjedhur kryetar i degës së PD-së në Lezhë me diferencë të thellë votash, përballë dy kandidatëve të tjerë Alber Rrusti dhe Paulin Marku. Në votime kanë marrë pjesë mbi 1100 anëtarë.
Për Gjonin është tentativa e dytë për tu futur në politikë, pas propozimit për deputete në vitin 2021.
Disa vite më parë Gjonit, gjyqtari që i shpëtoi vettingut në drejtësi duke dhënë dorëheqjen në momentin kur duhet të justifikonte pasurinë, i doli emri për t’u zgjedhur ligjvënës përmes kandidatëve të Berishës. Ish-kryeministri u tërhoq dhe hoqi emrin e ti pas presionit të madh të opinionit publik dhe ndërkombëtar, por Gjoni duket se nuk heq dora nga dëshira për t'u futur në politikë.
Përveç pasurisë vetëm të deklaruar 1 milionë euroshe, Gjin Gjoni mbahet mend për disa dosje të bujshme që i ka mbyllur si gjyqtar, ndërsa një prej të rëndësishme ka qenë ajo tentativës për grusht shteti nga Berisha të 14-shtatorit 1998, që u mbyll dhe u arkivua pa asnjë të dënuar ndërkohë që organizatori i kryengritjes, Sali Berisha, as nuk është marrë në pyetje. Një lidhje midis gjyqtarit dhe politikanit dhe tani faktohet me kandidimin.
Lini një Përgjigje