TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2026, 18:50

Deklaratat e Ramës ndaj SPAK, Tomorri: Strategji për të fituar kohë përballë presionit të BE!

Shkruar nga Pamfleti
Deklaratat e Ramës ndaj SPAK, Tomorri: Strategji për të fituar
Klodian Tomorri

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar qëndrimet e mbajtura nga Edi Rama ndaj SPAK, ku u shpreh se strategjia e kryeministrit duket se është fokusuar në zvarritjen e proceseve, një lojë politike ku herë lëshohen nisma kundër institucioneve të drejtësisë e herë bëhen tërheqje taktike.

Kjo qasje shihet si një përpjekje për të fituar kohë, por që mbart kosto të rënda politike, veçanërisht në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Faktori ndërkombëtar luan një rol kyç në këtë ngërç tha Tomorri dhe se kryeministri Rama e ka të qartë se çdo lëvizje për të bërë bllok politik ndaj drejtësisë apo për të vendosur kufij ndaj veprimtarisë së saj, nuk do të kalojë lehtë në Bruksel dhe do të ketë pasoja.

“Shiko, në fakt, ajo që po bën kryeministri mua më duket si një përpëlitje, për të shtyrë akoma më shumë atë që është e pashmangshme për atë. Pra, në një moment të caktuar ai duhet të marri një vendim. Do t'i dalë frontalisht SPAK-ut dhe drejtësisë dhe do të krijojë bunkerin e paprekshmërisë për për veten dhe ministrat e vet, apo do të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj.

Ai e ka shumë të qartë, pavarësisht situatës ku është Bashkimi Europian, pavarësisht rrymave të ndryshme që mund të ketë brenda Bashkimit Europian, pavarësisht lobimeve dhe miqësive personale që mund të ketë zoti Rama brenda strukturave të Bashkimit Europian, ai e ka shumë të qartë që bërja bllok, politikisht ndaj drejtësisë, pra, vendosja e kufijve për drejtësinë, nuk mund të kalojë kollaj në Bruksel dhe nuk mund të kalojë pa pasoja për zotin Rama.

SPAK-u po kërkon ta çojë në fund procesin e nisur. A ka zoti Rama kurajon të marrë përsipër që të hapë luftë frontale me drejtësinë, t'i vendosë asaj kufij? Mua m'u duk thjesht përpëlitje. Pra, përpëlitje që kërkon të fitojë akoma më shumë kohë.”-tha ndër të tjera Tomorri.

klodian tomorri edi rama spak

Lini një Përgjigje