TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2025, 09:35

Deputeti Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u paraqit mëngjesin e së martës në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ende nuk dihen arsyet mbi paraqitjen e tij në SPAK të deputetit demokrat, i cili njëherazi është edhe nënkryetar i PD-së.

Paraqitja në SPAK e Bylykbashit mund të ketë lidhje me denoncimet që PD ka bërë lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku sipas të dhënave ai ka denoncuar disa shkelje në qarkun e Durrësit.

SPAK në anën tjetër ka nisur hetimet lidhur me 21 janarin 2011, ku disa ish-zyrtarë të asaj kohe janë thirrur për të dhënë dëshmitë e tyre.

Në atë kohë Bylykbashi ka mbajtur rolin e drejtorit të Kabinetit të Kryeministrit, Sali Berisha. Ky i fundit gjithashtu pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale në një nga ditët në vijim si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje