Aktualitet13 Prill 2024, 21:48

“Do ta gjejnë kush e ka urdhëruar ndërhyrjen në TIMS”, Ervin Karamuço: Nuk e mendonin që do të futeshin në lojë amerikanët

Shkruar nga Pamfleti

“Do ta gjejnë kush e ka urdhëruar ndërhyrjen në

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka analizuar skemën se si Ervin Muça, ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, ka eksportuar të dhënat e sistemit TIMS.

Karamuço tha se ekspertiza vijon dhe do të shihet se cilët janë personat që janë selektuar dhe kërkuar në TIMS për të shkuar më pas te urdhëruesit.

Sipas ekspertit, çështja do të zbardhet, madje ata që kanë ndërhyrë në sistem nuk e kanë menduar se do të angazhoheshin amerikanët.

“Partnerët amerikanë kanë dhuruar laboratorin e fjalës së fundit të ekspertizës teknologjike në SPAK dhe SPAK-u nëpërmjet specialistëve, disa dhe të ardhur nga Amerika ka dhënë certifikimin e një fakti juridik, i cili është mbajtur i fshehur për 8 muaj. Është vërtetuar ndërhyrja në sistem dhe eksporti i të dhënave të TIMS. Duhet parë se ky është një hetim që po vazhdon. Gjej rastin të falenderoj prokuroren e çështjes Anisa Qilimi, ka pasur shumë presione, i kanë thënë çoje në laboratorin e Policisë Shkencore, të Policisë së Shtetit, që ta mbyllnin. U ka thënë jo dhe e çoi në laboratorin më serioz, atë të SPAK-ut dhe e shpëtoi këtë dosje, e ka nxjerrë në dritë. Këta shpresonin që ta mbyllnin këtë çështje. Hetimi vazhdon se kë ke selektuar ti kur ke ndërhyrë në TIMS, ke selektuar njerëz aty. E thotë prokurorja dhe do dalë kjo. Do dali kush e ka urdhëruar, do dali dhe në Komision Hetimor”, tha Karamuço në Euronews.

ervin karamuço tims