Aktualitet13 Prill 2024, 21:36

Vjedhja e të dhënave nga TIMS, Ferdinand Dervishi: Drejtori i IT-së s’kishte çertifikatë sigurie

Shkruar nga Pamfleti

Vjedhja e të dhënave nga TIMS, Ferdinand Dervishi: Drejtori i

Gazetari Ferdinand Dervishi, duke folur për ngjarjen e fundit lidhur me kopjimin e të dhënave të sistemit TIMS, nga ish-drejtori i IT-së, tha se Muça ishte në detyrë pa çertifikatë sigurie.

Sipas tij, pa këtë dokument ai nuk duhej të punonte.

“Kur ka kthyer përgjigjen për Ervin Muçën ka thënë se as nuk ka aplikuar. Deri në momentin e arrestimit, Muça kurrë nuk u pajis me një çertefikatë sigurie. Ai është emëruar në qershor të vitit 2023 dhe i bie ta zëmë që nuk lejohet të punojë pa çertefikatë sigurie. Ai ka afatin për tre muaj për t’u pajisur dhe një muaj nëse e kërkon vetë ky AKSIK. I bie që në tetor, në mesin e tetorit 2023 ishte afati i fundit për pajisjen e tij me certefikatë sigurie”, tha Dervishi.

Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit, një ngjarje mbi të cilat pak ditë më parë është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar.

 

ferdinand dervishi tims ervin muca