Aktualitet13 Prill 2024, 21:24

Ndërhyrja në TIMS, Ervin Karamuço: Rrumbullaku duhet të dorëhiqet, gënjeu kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrja në TIMS, Ervin Karamuço: Rrumbullaku duhet të

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, duke analizuar rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, ka thënë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të japë dorëheqjen, pasi me deklaratat e fundit vazhdon ta mbrojë atë ngjarje sikur nuk ka ndodhur.

Karamuço theksoi se mbrojtja që Rrumbullaku po i bën ngjarjes e bën të duket si bashkëpunëtor.

Ai shtoi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka gënjyer kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm kur i ka deklaruar se sistemi TIMS nuk është kopjuar.

“Unë kam pasur prej vitesh një konsideratë shumë të lartë për zotin Rrumbullaku, polic karriere, por nuk do të doja të isha në vendin e zotit Rrumbullaku deri në gushtin e vitit të kaluar. Mënyra dhe forma si ai vazhdon ta mbrojë atë ngjarje aq të shëmtuar për të gjithë Policinë e Shtetit më ngjan sikur ai është bashkëpunëtor, bashkëfajtor dhe duhet të japë dorëheqjen. Kush është ai person që futet nga rruga brenda ambienteve të një objekti të rëndësisë së veçantë dhe futet në sistemet tona të sigurisë ku ka sekret shtetëror dhe tepër sekret, dy nivele të sistemeve. Kush e lejon këtë?

Kjo është përgjegjësi direkte e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili ka gënjyer dhe ministrin e brendshëm dhe kryeministrin, pasi u ka thënë që sistemi nuk është prekur. Të dy sot ndihen të gënjyer këta, edhe kryeministri dhe ministri i Brendshëm se ato deklarime janë në bazë të një informacione që ky ka çuar në zyrat e tyre, ku i ka thënë nuk ka asgjë”, tha Karamuço në Euronews.

ervin karamuço tims