Aktualitet13 Prill 2024, 20:26

Kush është zyrtari që i janë zbuluar prona në bregdet? Pas Fatos Tushes, tjetër personazhi do t'i sekuestrohen asetet

Shkruar nga Pamfleti

Kush është zyrtari që i janë zbuluar prona në bregdet?

Gazetari Enrik Mehmeti ka paralajmëruar se shumë shpejt SPAK do të sekuestrojë pronat e një personazhi të njohur.

Sot u bë sekuestrimi i një apartamenti në Vlorë, në zonë e Lungomares, i cili sipas SPAK ishte i Fatos Tushes. Por sipas Mehmetit shumë shpejt do të sekuestrohen pronat në bregdet dhe të një tjetër emri të njohur.

Në fund të muajit Mars, kam zbuluar kontrollin që ju bë banesës së Fatos Tushes që ishte bërë nga SPAK dhe sekuestros që pritej të ndodhte. Në një prej fotove është dhe momenti që SPAK dhe BKH po kryen kontrolle në banesën në Lungomare e cila edhe pse nuk ishte në emrin e Tushes, sipas SPAK, u gjetën prova bindëse.

Në ditët në vazhdim priten dhe sekuestrimi i aseteve të një personazhi tjetër të njohur”, shkruan ai!