TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2023, 20:15

Dosja “Ahmetaj”, Ngjela: Politika ka filluar të trembet, SPAK duhet të godasë në nivele më të larta

Shkruar nga Pamfleti
Dosja “Ahmetaj”, Ngjela: Politika ka filluar të trembet, SPAK
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela e sheh të pamjaftueshme punën e SPAK sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokuroria ka kërkuar arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj duke ngritur 3 akuza penale ndaj tij. Sipas avokatit, SPAK ka disa vite që është krijuar dhe vetëm tani po lëviz, ndërkohë që nuk ka goditur akoma në nivelet më të larta.

Ai u shpreh në një emision, se pas urdhrit për Ahmetajn pritshmëritë janë që të goditet djathtas, teksa shtoi se gjithë klasa politike është frikësuar pas urdhrit për arrestimin e Ahmetajt.

SPAK-u deri tani nuk ka bërë gjë. Duket se po lëviz. Shenjat janë se do shkojë djathtës. Ka shqetësim nga të dyja palët. Por SPAK-u nuk është ende në nivele të larta. Nuk përkrah një SPAK që nuk po e lufton korrupsionin sipas Kushtetutës. Gjithë SPAK është i fiksuar në Kushtetutë. Nuk ka filluar tani punën SPAK, ka gjithë ato vite. Nuk është në normën e duhur. Duhet të rrisë intesitetin e luftës antikorrupsion”, tha avokati.

Ai u shpreh se ka pritur shumë nga SPAK dhe nuk është në nivelin që duhet. Sipas tij, Kushtetuta flet për nivele të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ditën e hënë Kuvendi njoftoi se SPAK kishte kërkuar heqjen e imunitetit për Arben Ahmetajn, pasi ka ngritur 3 akuza penale ndaj tij. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Pritet që ditën e nesërme Parlamenti të mblidhet në një seancë të posaçme dhe të autorizojë SPAK të arrestojë ish-ministrin. Por ka shumë nga ata që shprehen se SPAK po vepron me dy standarde. Në sirtarë ka shumë dosje të bujshme për emra si Meta, Berisha, apo personazhe të tjerë, por ato nuk i heton kush. /Pamfleti

ngjela ahmetaj spak

Lini një Përgjigje