
Moti për këtë fundjavë në vendin tonë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Dita e shtunë pritet të jetë kryesisht me kthjellime por edhe me alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites. Ndërsa dita e dielë pritet të jetë nën ndikimin e vranësirave ku nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.