Aktualitet22 Shkurt 2024, 12:12

Hetimet pasurore të grupeve kriminale shqiptare në Britani, ambasadori King Smith dy orë takim me Dumanin në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet pasurore të grupeve kriminale shqiptare në Britani, ambasadori
Ambasadori britanik King Smith në SPAK

Ambasadori britanik King Smith ka 'zbarkuar' ditën e sotme në SPAK.

Ambasadori britanik Alastair King-Smith, prej dy orësh po zhvillon një takim me prokurorët dhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin.

Mësohet se fokus i takimit janë hetimet pasurore dhe grupet e narko-trafikut shqiptar BE-Britani e Madhe.

Mbi vizitën që ka zgjatur rreth dy orë nuk ka pasur një njoftim paraprak nga SPAK dhe as ambasada britanike.

Në largim, Alastair King-Smith nuk preferoi të mbante një prononcim për gazetarët.

Kujtojmë që prej kohësh në Britani mafia shqiptare ëhstë kthyer në një shqetësim serioz, jo vetëm për emigracionin e paligjshëm, por edhe për narkotrafikun.

Janë të shumtë shqiptarët që rrezikojnë jetën për të hyrë në Britani dhe për të punuar më pas në “fermat e kanabisit”.

ambasadori britanik king smith spak