Aktualitet22 Shkurt 2024, 11:58

Minatorët protestë para Ministrisë së Infrastrukturës, kërkojnë miratimin e statusit të veçantë

Shkruar nga Pamfleti

Minatorët protestë para Ministrisë së Infrastrukturës,

Minatorët kanë protestuar Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar miratimin e statusit të veçantë.

Me pankarta në duar ku në një prej shkruhet “nëntoka ka nevojë për status”, ata kanë kërkuar miratimin e statusit të minatorit, duke u shprehur se është e drejta e tyre.

“Minatorët kanë të drejtën e botës për të kërkuar djersën e tyre, gjakun e tyre sepse kanë dhënë jetën e tyre në ato galeri, mundin e tyre, djersën e tyre për këtë shtet. Nëse minatorët nuk kanë një status të veçantë, atëherë kush do të duhet të ketë.

Minatori futet deri në 3000 metra nën tokë, me rreziqe nga më të mëdha dhe në fund shteti nuk i jep as status të veçantë. Atë që kërkon sot minatorët është një e drejtë minimale. Ministria e Infrastrukturës është përgjegjëse për ngritjen e grupit të punës, për t’iu drejtuar Ministrisë së Ekonomisë për tu bërë statusi i minatorëve”, tha një aktivist gjatë protestës.

minatore proteste ministrisë së infrastrukturës