Aktualitet22 Shkurt 2024, 11:53

Hetimet ndaj çiftit Meta-Kryemadhi, Klodiana Lala: SPAK ka sekuestruar provën e rëndësishme në shtëpinë e nënës së deputetes!

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet ndaj çiftit Meta-Kryemadhi, Klodiana Lala: SPAK ka sekuestruar

Klodiana Lala ka folur mes të tjerash edhe për ecurinë e hetimeve ndaj ish Presidentit të vendit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Gazetarja e kronikës u shpreh se ndaj çiftit Meta-Kryemdhi po hetohet në disa drejtime, pasi ka dosje të hapur në lidhje me aferën CCEZ DIA, lobimin në SHBA si dhe disa shpenzime spitalore të zonjës Kryemadhi.

Kohët e fundit SPAK ka sekuestruar një celular në shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi, i cili është zbërthyer nga ekspertët dhe aty janë zbuluar shumë biseda, të cilat janë duke u parë dhe verifikuar nga hetuesit e BKH dhe prokurorët e çështjes. Ato konsiderohen si një provë shumë e rëndësishme për hetuesit, është duke shkuar në institucione të ndryshme, po pyeten dëshmitarë të ndryshëm për të pasur prova që do t’i shërbejnë kësaj çështjeje.

Duhet të kemi parasysh që janë disa dosje në një, për CCEZ DIA, një dosje për lobimin në SHBA dhe disa shpenzime spitalore të zonjës Kryemadhi. Të gjitha këto çështje janë mbledhur në një të vetme dhe po hetohet në disa drejtime. Disa prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Kryemadhit jo vetëm që u është bërë kontroll në banesat e tyre, por po u merren dhe celularët”, tha Klodiana Lala për Top News.  

 

hetimet ndaj kryemadhit klodiana lala