Aktualitet23 Shkurt 2024, 10:43

Hodhën molotov në drejtim të Kryeministrisë, dalin para gjykatës 4 protestuesit e opozitës; të pranishëm në sallë edhe deputetët e PD

Shkruar nga Pamfleti

Hodhën molotov në drejtim të Kryeministrisë, dalin para

Katër protestues të arrestuar më 20 shkurt në protestën e opozitës para Kryeministrisë kanë dalë sot para gjykatës.

Burime për mediat kanë raportuar se seanca po ndiqet edhe nga deputetët e opozitës.

Katër protestuesit janë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis.

Ndërkohë, deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në Gjykatën e Tiranës në mbështetje të 4 personave të arrestuar.

Gazment Bardhi, Lefter Gështenja, Agron Gjekmarkaj, Edmond Spaho u shfaqën në ambientet e Gjykatës në mbështetje të të rinjve, të cilët qëndrojnë pas hekurave tashmë prej 4 ditësh.

Kujtojmë se në tubimin e thirrur me 20 shkurt nga opozita, protestuesit kanë krijuar tensione duke hedhur shishe me molotov para kryeministrisë menjëherë pas fjalimit të Sali Berishës.

Kur dukej se gjithçka po shkonte qetësisht në protestën e thirrur nga opozita, disa protestues kanë hedhur gurë, tymuese dhe shishe me molotov drejt forcave të policisë që kanë krijuar një gardh para kryeministrisë.

Një grup protestuesit janë përplasur me forcat e policisë duken tentuar të shkojnë drejt hyrjes së kryeministrisë.

Disa nga protestuesit e opozitës madje kanë rrezuar barrierat metalike para Kryeministrisë.

Siç shihet edhe foto, ata kanë tentuar t’i afrohen kordonit të policisë, por deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.

Po ashtu ata kanë shkulur lulet dhe dheun që ndodhej në vazo, e kanë hedhur drejt policëve.

molotov kryeministri gjykate 4 protestues opozite